Boks Sport

REVANSHI DEONTAY WILDER-FURY/ Joshua bën parashikimin: Ja kush e fiton duelin…

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka folur sot në lidhje me duelin e dytë mes Deontay Wilder dhe Tyron Fury. Kjo sfidë mes dy boksierëve të pamposhtur do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas.

Sfida është një revansh për Fury, pas barazimit në duelin e parë mes tyre, në dhjetor te 2018-ës. Wilder, në këtë sfidë do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC.

“Unë besoj se Fury do ta fitojë këtë sfidë, më duket një njeri i ri, i rilindur. Fury ka zhvilluar disa duele të qeta kohët e fundit dhe është gati për këtë përballje. Tani ai e di se si ta mundë Wilder. Ndërsa amerikani e ka kuptuar se ndaj Fury nuk do të mjaftojë vetëm një grusht, siç ndodhi ndaj Ortiz. Tyson Fury është një boksier shumë i mirë dhe për këtë duel është më i qetë psikologjikisht se Wilder. Nëse kjo sfidë shkon me 12 raunde, besoj se Fury do të fitojë këtë herë”, tha Joshua.

Related posts

“EURO 2020″/ Luzitanët përfitojnë një penallti, “Përbindëshi” Ronaldo nuk fal dhe shkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITËSE/ Tifozët e Swansea tallen me vdekjen e Emiliano Salah, publikojnë bileta avioni me emrin e tij

F.autor

FORMULA 1/ Drejtori sportiv Wolff pranon: Max paraqet rrezik për titullin e tetë të Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment