Basketball Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Legjenda e NBA do të kujtohet gjithnjë, ja kur do të hyjë në “Hall Of Fame”

Kobe Bryant do të hyjë në Hall of Fame (Hollin e Famës) të basketbollit në vitin 2020. Lajmin e konfirmoi sot Jerry Colangelo, presidenti i Hall of Fame.

“Të mërkurën do të kem një takim me anëtarët e këtij komisioni për të shqyrtuar të gjithë kandidatët. Nuk ka asnjë dyshim që Kobe do të jetë pjesë e Hollit të Famës. Dhe do të kujtohet për atë që ka bërë për sportin tonë”, tha Colangelo.

Legjenda e Lakers, që ndërroi jetë dy ditë më parë pas një aksidenti me helikopter, është pjesë e një liste emrash që do të hyjnë në Hall of Fame. Në këtë listë janë edhe Tim Duncan, Kevin Garnett, Tamika Catchings dhe Swin Cash.

Zyrtarizimi do të bëhet më 14 shkurt, në mbrëmjen e “All Star Game” në Chicago, ndërsa programi zyrtar do të zhvillohet më 29 gusht.

Related posts

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi…

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mina larg Barcelonës, e duan shumë skuadra angleze

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Gazeta angleze ”hedh bombën”, Manchester United kërkon shërbimet e Kumbullës

Delo.autor

Leave a Comment