Futboll Seria A Sport

“LEGJENDAT NUK VDESIN KURRË”/ Si e nderoi Milani, Kobe Bryant

Milani e ka nderuar legjendën e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter të dielën, para takimit çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos të martën.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos, raporton Gazeta Express.

41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.

Vdekja e tij e ka tronditur gjithë botën, përfshirë klubin italian Milan, adhurues i të cilit ka qenë Bryant.

Kuqezinjtë e nderuan atë duke e vendosur një buqetë me lule dhe një top futbolli në cepin e fushës në San Siro para takimit me Torinon.

Pak momente para fillimit të ndeshjes u lëshua edhe një video e shkurtër në ekranin gjigant në San Siro, ku shihej Bryant bashkë me vajzën e vet Gianna, me mesazhin: “Legjendat nuk vdesin kurrë. Përgjithmonë Bryant”./

Related posts

Luftëtari ka mundësinë të barazojë Skënderbeun, ja për çfarë bëhet fjalë

Sadik.Autor

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Anglia sfidon Ukrainën në çerekfinale, ndeshje “pa histori”

Delo.autor

Leave a Comment