Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MANAJ SËRISH NË STËRVITJE KRAH “PLESHTIT”/ Tjetër shans për sulmuesin shqiptar (VIDEO)

Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares, është stërvitur sërish me skuadrën e parë të Barcelonës. Ditën e sotme, ai ka zbritur në fushë, krah Mesit, Grizmanin dhe lojtarëve të tjerë të katalanasve.

Barcelona do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Levantes për kampionat dhe mungesa e Suarezit, Dembeles dhe e një blerje në merkato, ka bërë që Manaj të thirret për t’u stërvitur me ekipin e parë.

Kjo është stërvitja e dytë e Manajt me skuadrën A,  pas asaj një ditë para ndeshjes së Kupës me Leganesin.

Mbetet të shihet tashmë, nëse Setien do ta grumbullojë lojtarin shqiptar për këtë ndeshje, apo do të veprojë si në sfidën ndaj Leganesit.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona ishte një hap larg marrëveshjes me yllin Mbappe dhe pastaj tha “jo”, preferoi Dembele

Delo.autor

BAYERN MUNICH-PSG/ Çmontohet sulmi i skuadrës së Flikut, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

ESPANYOL-BARCELONA/ Startojnë Messi, Suarez dhe Griezmann në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment