Futboll Premier League

Chelsea, Conte: Jam i tmerrshëm në transferime

Antonio Conte e ka pranuar se është shumë i dobët kur vjen puna të bind klubin për të transferuar lojtarë

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kohë që ankohet se klubi nuk po i transferon lojtarët e duhur, ani pse sezonin e fundit ka shpenzuar më shumë se sa 300 milionë euro.

Ai thotë se kur vjen puna për të bindur klubin për të transferuar lojtarë, ai është i tmerrshëm.

“Detyra ime është që të tentojë dhe përmirësojë çdo lojtarë, në çdo aspekt. Rreth mentalitetit, dëshirës, dëshirës për të luftuar dhe në aspektin taktik. Kjo është detyra ime. Për këtë jam shumë i mirë”, tha Conte gjatë konferencës për media.

“Mendoj se jam pak i tmerrshëm kur duhet të bind klubin që të transferojë lojtarë. Mendoj se në këtë aspekt mund të përmirësohem shumë. Më duhet të mësojë nga trajnerët tjerë në këtë aspekt”, u shpreh në fund ai.

Related posts

Protesta ndaj UEFA-s e qytetarëve të Korçës, e provuan edhe ta të Fenerbahche-s

Q.Autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ NAPOLI në kontakte me mesfushorin e BARCELONËS

Isa.Autor

BARCELONA JEP “OK” PËR COUTINHO/ Dy skuadra të Premier League shfaqin interes, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment