Futboll Sport

PLAS NË PORTUGALI/ Bakajoko dhe Martins përplasen me gjyqtarin, ja shkaku (VIDEO)

Nimes dhe Monako janë duke barazuar në këto momente 1-1, por këta të fundit janë me 2 lojtarë më pak.

Pikërisht në minutën e 32’, pasi pa VAR-in, arbitri vendosi të ndëshkojë Bakajoko me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, diçka për të cilën lojtarët e Monakos nuk ishin dakord.

Një nga futbollistët që e kishte të pamundur ta pranonte vendimin e arbitrit, ishte Gelson Martins, i cili ka shkuar deri aty sa e ka shtyrë gjyqtarin.

Këtë arbitri nuk e ka falur aspak, teksa ka vendosur të ndëshkojë me karton të kuq edhe futbollistin portugez, duke e lënë kështu Monakon me 9 lojtarë.

Related posts

Gattuso: Besojmë te kualifikimi në Champions League

Q.Autor

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Neymar: Nuk e di nëse kam forcën mendore të merrem me futboll

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona 4 “dhurata” tifozëve, klubi katalanas rinovon me 4 futbollistët kryesorë

Delo.autor

Leave a Comment