Futboll Seria A Sport

MILAN-VERONA/ Trajneri Piol synon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani është detyruar të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, ndaj një Hellas Verone në formë shumë të mirë, për takimin e sotëm në Serie A.

Milani është në një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi në ligë, gjë të cilën shpreson ta vazhdojë edhe sot në San Siro ndaj Veronës.

Skuadra e Stefano Piolit, megjithatë, përballet me disa mungesa pasi Ismael Bennacer është i suspenduar, Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer janë ftohur, ndërsa Lucas Biglia, Rade Krunic dhe Leo Duarte janë të lënduar.

Suso dhe Krzysztof Piatek janë shitur gjatë janarit, prandaj opsionet e Piolit në sulm janë tejet të kufizuara me vetëm Ante Rebic dhe Leao në vijën e frontit.

Ndërkohë, te Verona, e cila renditet e 10-ta me 29 pikë, titullarë të padiskutueshëm janë Amir Rrahmani i Kosovës dhe Kumbulla i Shqipërisë.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic, Leao

Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Daëidoëicz; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Pessina

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ARSENAL/ Mesfushori Pogba: Shkaktova një penallti idiote, kam nxjerrë mësime

Delo.autor

KRONOLOGJIA/ Nga oferta e fundit e Barcelonës tek akordi me PSG-në, 24 orët e “çmendura” të Messit

Delo.autor

“MUCHA FUERZA”/ Mesazhi special i “Jashtëtokësorit” pas fitores me Argjentinën

Delo.autor

Leave a Comment