Futboll Seria A

Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë

Eusebio Di Francesco dëshiron që fitorja ndaj Beneventos të jetë një pikë rifillimi për Romën dhe thotë se e ka ditur se Cengiz Under do të rezultojë lojtar i mirë.

Giallorossët fituan me rezultat 5-2 dhe e tejkaluan Lazion në tabelë, ndërsa kishte kohë që nuk kanë shënuar kaq gola në një ndeshje.

“E nisëm më një hendikep”, e ka nisur trajneri intervistën për Mediaset Premium duke iu referuar golit të hershëm të Guilhermes që e heshti Olimpicon.

(Foto: Getty Images)

“Si gjithmonë, skuadra krijojë shumë raste shënimi, mirëpo jam i irrituar për mënyrën se si i pranuam dy golat”.

“Kjo duhet të jetë një pikë fillimi për ne. Ishte e rëndësishme që t’u kthehemi fitoreve (Roma ka shënuar dy fitore radhazi), por edhe që Edin Dzeko dhe Gregoire Defrel duhej t’iu ktheheshin golave”, ka deklaruar Di Francesco.

Dzeko i dha fund serisë së ndeshjeve pa gola, ndërsa më shumë dukej i hidhëruar sesa i kënaqur.

Ndërkohë që ylli i ndeshjes ishte turku 20 vjeçar Cengiz Under, i cili në dy ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

“Jam i kënaqur se lojtarët e rëndësishëm i ndryshojnë ndeshjet… Cengiz Under është vetëm 20 vjeç… Nëse vazhdon të stërvitet me përkushtim dhe ambicie, ai mund të bëhet lider në fushë”, ka shtuar trajneri.

Related posts

LARGOHET RUDI GARCIA/ Al Nassr ofron 100 milionë euro për Mourinho, portugezi nuk kthen përgjigje

F.autor

“DO TË VRAS PO TË PASHË NË…”/ Futbollisti i Ajax kapet keq me kundërshtarin. Shikoni momentin e tensionit (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Barcelona i dërgon mesazh “Të Kuqve” për Salah, ja çfarë i shkruajnë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment