Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Vllaznia. Rezultati 2-2

Po luhet takimi mes Bylisit dhe Vllaznisë, sfida e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Për këtë sfidë Dovedan dhe Jonuz do të hedhin në fushën e lojës, lojtrarët më të mirë në dispozicion.

 

LIVE| Bylis-Vllaznia 2-2
(Murataj 3′, Ndreca 7’/ Malota 2′, Lika 42′)

63′ Pretendon për penallti Bylisi për një prekje me dorë nga lojtarët e Vllaznisë, pas një topi të gjuajtur nga Murataj, por nga pamjet duket qartë se topi përplaset në trupin e Ramadanit.

60′ Gjuajtje e fortë nga Nderca, por predha e tij ndalet nga portieri Sherri, i cili nis menjëherë përpara Vllazninë.

48′ Rrezikon Vllaznia me Zhunior, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga portieri Hidi.

46′ Lëvizje në pjesën e dytë te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Munoz, për t’i lënë vendin Mëllugjës.

45′ Pjesa e parë mbyllet me protesta të mbrojtësit Goxha dhe portierit Hidi.

42’ SUPER GOOOOL GILMAN LIKA 2-2. Kapiteni i skuadrës shkodrane lëshon një perlë nga distanca, duke vendosur baraspeshën. Gjujtje e kalibruar me të majtën nga jashtë zonës që përfundon në trekë trekëndshin e portës së mbrojtur nga Hidi.

37’ Ndreca provon sërish me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur  me shtyllën

34’ Adili del përsëri në ndihmë të sulmit dhe provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, tentativa është e lehtë dhe Hidi e shoqëron me sy jashtë.

25′ Ndreca nga e djathta pason te Barjamaj, goditja  e fortë e mesfushorit është ballore dhe Sherri pret pa probleme.

22′ Çdo dalje e Bylisit e rrezikshme, ekipi i Dovedan tenton me kundërsulme shumë të shpejta.

17′ Harkim nga e majta, Barjamaj gjendet në të njëjtin pozicion si në rastin e golit të Muratajt, por e dërgon topin jashtë kuadratit.

13′ Hygor kroson në zonë, por topi shkon drejt e në duart e Hidit.

7′ Goooooll Ndreca 2-1. Bylisi ka arritur të përmbysë rezultatin për 5 minuta. Ndreca gjen golin e avantazhit me një goditje jashtë zone.

3′ Goooool Murataj 1-1. Murataj brenda zonës nuk fal Sherrin dhe barazon menjëherë sfidën.

2′ GOOOOOLLLL Malota kalon Vllazninë në avantazh, me një gjuajtje në hyrje të zonë. Hidi nuk ka pasur mundësi të reagoj.

1′ Starton sfida! 

Related posts

TIRANA KËRKON ME ÇDO KUSHT KUPËN/ Shikoni prej sa vitesh nuk kanë fituar bardheblutë dopietë trofesh

Delo.autor

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Icardi e tepron, tërbon tifozët e Interit me gjestin e fundit (FOTO)

Delo.autor

Garë e fortë për ekipin italian, DE BIASIN e pengon një TRAJNER “dështak”

Isa.Autor

Leave a Comment