Futboll Sport

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Ronaldo i treti, Messi i dhjeti… (RENDITJA)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, fitoi të gjashtën “Këpucë të Artë” në sezonin e kaluar. Ai triumfoi në vitin e tretë radhazi për këtë çmim, duke mposhtur Kylian Mbappe, Fabio Quagliarella dhe Mohamed Salah.

Argjentinasi duket jo pak i zhbilancuar në renditjen aktuale të këtij çmimi, i dhjeti, me 14 gola (28 pikë). I treti është rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, ndërkohë që kryeson bomberi i Lazio, Ciro Immobile, me 25 gola.

Kujtojmë një sqarim, se kjo renditje përfshin ligat europiane të futbollit, duke i ndarë në dy kategori: ato më të vështirat (Serie A, Premier League, Bundesliga, Ligue 1 dhe La Liga), ku një gol vlerësohet me 2 pikë; si dhe të tjerat më të lehta, ku çdo gol vlerësohet me 1.5 pikë (Turqia, Austria, Zvicra etj…).

Ja renditja aktuale, top-20:

1. Ciro Immobile | Lazio | 25 gola (50 pikë)

2. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 22 gola (44)

3. Cristiano Ronaldo | Juventus | 19 gola (38)

3. Timo Werner | RB Leipzig | 19 gola (38)

5. Erling Braut Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 23 gola (38)

6. Jamie Vardy | Leicester City | 17 gola (34)

7. Sergio Aguero | Manchester City | 16 gola (32)

8. Romelu Lukaku | Inter | 16 gola (32)

9. Wissam Ben Yedder | Monaco | 15 gola (30)

10. Lionel Messi | Barcelona | 14 gola (28)

11. Mohamed Salah | Liverpool | 14 gola (28)

12. Kylian Mbappe | PSG | 14 gola (28)

13. Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 gola (28)

14. Marcus Rashford | Manchester United | 14 gola (28)

15. Josip Ilicic | Atalanta | 14 gola (28)

16. Danny Ings | Southampton | 14 gola (28)

17. Joao Pedro | Cagliari | 14 gola (28)

18. Karim Benzema | Real Madrid | 13 gola (26)

19. Neymar | PSG | 13 gola (26)

20. Tammy Abraham | Chelsea | 13 gola (26)

Related posts

PËRBALLJA ME ANGLINË/ “Dardanët” bëjnë atmosferë rrugëve të Londrës (FOTO)

Delo.autor

“NUK MË PËLQEN…”/ Ish-trajneri i Liverpool: Hazard është më i mirë se Salah

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN GJERMAN/ Valdet Rama shënon një super gol

Delo.autor

Leave a Comment