Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Çavi u takua fshehurazi me Haland që ta binde për firmën me Barcelonën

Erling Haland është emri që qarkullon në çdo klub të madh europian. Të gjithë janë gati të bëjnë çmenduri për lojtarin i cili para datës 30 prill, duhet të ketë të zgjidhur çështjen e largimit nga Borusia Dormtund, duke aktivizuar klauzolën që ia lejon këtë me pagesën e vetëm 75 milionë eurove.

Përballë tij janë vënë disa projekte shumë të rëndësishme ekonomike dhe sportive, ndërsa tani lojtarit i mbetet të zgjedhë se cilit do t’i bashkohet. Një prej tyre është edhe ai i Barcelonës, ku protagonist direkt është bërë edhe vetë trajneri Çavi Hernandez.

Gazetari i njohur spanjoll Oriol Domenek, ka zbuluar se tekniku nuk është ndalur te “telefonata e zakonshme”. Ai ka bërë të ditur se ka pasur një takim të mirëfilltë të tij me sulmuesin norvegjez katër ditë më parë, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtuesi i katalanasve, Zhordi Krujf. Një takim për të shpjeguar idenë e Çavit për Barcelonën e të ardhmes dhe ku Haland do të kishte një rol qendror. Me shpresën që të bindë makinerinë e golave që t’i bashkohet skuadrës e cila synon që të nisë një cikël të ri fitues.

Related posts

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

CLUB WORLD CUP/ Koronavirusi “gjunjëzon” FIFA-n, ndryshim kalendari për kompeticionin madhor

Delo.autor

E BUJSHME/ Klopp i përgjigjet Beckenbauerit që i propozoi stolin e Bajernit

F.autor

Leave a Comment