Futboll Premier League Sport

NUK BIND TEK CHELSEA/ Klubi anglez gati të largojë portierin më të shtrenjtë në botë

Aventura e Kepa Arrizagalaga te Chelsea po shkon drejt fundit. Trajneri Frank Lampard e kritikoi pak kohë më parë portierin spanjoll dhe duke parë gabimet që po bën, e la në stol ndaj Leicester City, një sinjal tepër i qartë që sipas mediave angleze do të thotë se trajneri ka humbur besimin te 25-vjeçari.

Në verë Chelsea do të kërkojë një tjetër portier dhe Kepa do ta ketë të vështirë të pranojë rolin e gardianit të dytë ndaj dhe parashikohet një divorc mes palëve, por sigurisht për ofertën e duhur pasi spanjolli u ble për 80 mln euro në 2018-ën. Kujtojmë që iberiku është portieri më i shtrenjtë në botë.

Related posts

INTERI nuk e harron Parmën, 3 vjet më parë një SHQIPTAR e gjunjëzoi në “San Siro”

Isa.Autor

Orges SHEHI shpjegon “ngërçin” me BREGUN: Nuk është taksative që një lojtar t’i japë dorën trajnerit

Isa.Autor

ZBULON TRANSFERIMIN E BUJSHËM/ Gazetari i Barcelonës: Mirë se erdhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment