Futboll Premier League Sport

24 FITORE NË 25 TAKIME/ “Ideja e çmendur” tifozëve të Liverpool: Titullin ta ngrejë…

Me 24 fitore në 25 takime, Liverpooli po shkon drejt titullit kampion në Angli, pasi tashmë edhe kampionët në fuqi të Manchester Cityt duket se janë dorëzuar, me plot 22 pikë më pak ,ndërsa ka mbetur për të ardhur vetëm verdikti matematikor.

Ky titull do të vijë pas një periudhe pritjeje prej 30 vitesh për “The reds”, ndërsa tirfozët kanë hedhur një ide mjaft interesante në rrjetet sociale, që lidhet me rikthimin e legjendës së Liverpool, Steven Gerrard.

Ky i fundit arriti të fitojë gjithçka me “The reds” gjatë viteve të karrierës, por nuk ngriti dot titullin kampion, ndaj tifozët e kuq kanë hedhur idenë që skuadra të nënshkruajë me Gerrard vetëm për 4-5 javët e fundit me qëllim që ish kapiteni të ngrejë titullin kampion në fund të sezonit.

Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me një ide të tifozëve, për të cilën ende nuk është shprehur trajneri Jurgen Klopp, por as vetë Gerrard, pasi që ky i fundit t’i bashkohet Liverpoolit në javët e fundit, duhet të japë dorëheqjen për disa javë nga pankina e Rangers në Skoci.

Related posts

Ronaldo me film të animuar, CR7 kthehet në superhero në “Striker Force 7”

Sadik.Autor

PËRRALLA E TALENTIT ME KLAUZOLË 100 MILIONË EURO/ Barcelona fiton, por kopertina mbetet e tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

MBI TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Inda: PSG do t’i ofrojë 225 milionë euro Mbappe-së për të refuzuar…

Delo.autor

Leave a Comment