Boks Sport

THUR ELOZHE PËR RIVALIN DEONTAY WILDER/ Boksieri Fury: Kampion i madh, por kam një armë që…

Më 22 shkurt, në Las Vegas, do të zhvillohet dueli i madh i peshave të rënda në boks mes kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder (kategoria WBC) dhe sfidantit britanik Tyson Fury. Ky i fundit, në një deklaratë për mediat ka folur me superlativa për rivalin. “Edhe pse e urrej këtë njeri, numrat nuk gënjejnë. Është një boksier që fiton me KO në Divizionin tonë. Nuk kisha dueluar kurrë më parë ndaj një boksieri të tillë. Ai desh më mundi me KO në sfidën e parë”, tha Fury.

“E dëshiroja një duel të tillë, ne jemi të dy të pamposhtur në ring. Deontay ka një fuqi të jashtëzakonshme. Në mund të shajmë njëri-tjetrin, por edhe e respektojmë njëri-tjetrin, ai e ka mbrojtur titullin 10 herë, duke thyer rekorde”, u shpreh Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Britaniku i qëndroi deklaratës se do ta hedhë “KO” Wilder brenda dy raundesh. “Do ta mbaj premtimin. Unë kisha një strategji në sfidën e parë që nuk funksionoi. Barazimi për mua është një humbje, këtë gjë duhet ta bëjë edhe ai. Unë jam i aftë të fitoj me KO e kam konfirmuar këtë gjë në ring. Por unë kam një armë më shumë. Askush nuk më afrohet për sa i përket zemrës dhe vendosmërisë që kam unë në ring, kështu do ta fitoj këtë sfidë”, tha Fury.

Related posts

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Ndizet sfida Fiorentina-Atalanta, realizohen 3 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PANUCCI: Pse ABAZAJ duhet të vijë në Kombëtare? Ja pse thirra UZUNIN dhe…

Isa.Autor

“MË BËN SHUMË PËRSHTYPJE…”/ Solskjaer: Po kalojmë një moment të vështirë. Ja çfarë më pëlqen nga Atalanta

Delo.autor

Leave a Comment