Futboll Sport

TELEFONATA 20 SEKONDËSHE QË I NDRYSHOI MENDJEN RONALDOS/ Zbulohet “urdhri” që Ferguson i dha portugezit

Rikthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid bëri bujë të madhe për vetë faktin se ishte i pamenduar dhe ndodhi në fundin e merkatos verore.
ronaldo ferguson

Ylli portugez ishte afër transferimit te rivalët e Sitit, pasi më parë agjenti i tij Jorge Mendesh i kishte ofruar kartonin e Ronaldos ‘’qytetarëve’’.

Por ‘’Daily Mail’’ ka zbuluar një telefonatë 20 sekondëshe të Kristiano Ronaldos me mentorin e tij Sër Aleks Ferguson. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, Ferguson i është drejtuar Ronaldos me fjalët: ‘’Mos shko te Siti’’.

Kjo frazë ka mjaftuar që Ronaldo të ndryshojë destinacionin brenda qytetit të Mançesterit. Ferguson është një ndër personat më thelbësor për karrierën e 36-vjeçarit, që kur e transferoi në vitin 2003 nga Sportin Lisbona.

Related posts

Nuk po gjen hapësira te Napoli, Giaccherini drejt Fiorentinës

Q.Autor

KAMPIONI I BOTËS/ Andres Iniesta në versionin që nuk e keni parë kurrë

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA merr vendim mbi ndeshjen e pezulluar ndaj Ruman-Norvegji

Delo.autor

Leave a Comment