Futboll Gossip Sport

E AKUZOI PËR PËRDHUNIM/ Amerikanja kërkon edhe 200 mijë dollarë nga CR7

Një arbitrazh civil për të mbyllur përfundimisht të ashtuquajturën “çështja Mayorga”, histori që u rishfaq nëntë vite më vonë nga momenti kur ndodhi, me personazhë modelen amerikane dhe CR7 në një suitë në Las Vegas. Dihej që palët do të luftonin kryesisht për çështje parimore (dhe para) dhe, meqë ra fjala, Ronaldo tashmë e ka marrë barrën më të madhe muaj më parë, kur u akuzua publikisht si përdhunues, edhe pse e dinte se nuk do të gjykohej për këtë vepër penale.

Prokurori nga Clark County (Nevada), në të vërtetë, kishte pohuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ta inkriminuar CR7 dhe për ta dërguar portugezin para gjyqit, pas ankesës së paraqitur nga ish-modelja për dhunë seksuale të supozuar, që daton në qershor 2009, në Las Vegas. “Binari” tjetër i hetimit, i pavarur nga ai kriminal, ishte çështja civile mbi vlefshmërinë e marrëveshjes midis palëve (gruaja kishte marrë 375 mijë dollarë nga Cristiano për të heshtur, por më pas kishte “thyer” paktin, duke mos e konsideruar më atë të vlefshëm).

Në ditëlindjen e 35-të të Cristiano Ronaldos mbërrin edhe rekomandimi i magjistratit amerikan, Daniel Albregts. Padia e ngritur nga avokatët e ish-modeles amerikane duhet të zgjidhet jo në sallën e gjyqit, por në arbitrazh. Në detaje, avokatët e Mayorga ngritën një ankesë për shpifje, shtrëngim dhe mashtrim. Ata pretendojnë se nuk e shkelën marrëveshjen e konfidencialitetit dhe se për ta, Mayorga nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po nënshkruante.

Për këtë arsye, ata synojnë të anulojnë marrëveshjen e mëparshme për të marrë kompensim, të paktën 200.000 dollarë më shumë. Avokatët e Ronaldos, nga ana tjetër, akuzojnë gruan që shkeli së pari marrëveshjen e konfidencialitetit dhe se lajmet për pagesën ndaj gruas, të hakuara nga “Football Leaks”, e kishin origjinën nga “të dhënat elektronike të shkelura në mënyrë të paligjshme”.

Related posts

FLET SULMUESI I PSG/ Cavani: Do të doja të shihja si do të luanin ekipet e franceze në…

Isa.Autor

(FOTO+18) ‘Miss BumBum’ i uron mirëseardhjen Coutinho-s te Barcelona në mënyrën e saj…

Q.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Milan arrin akordin me mesfushorin algjerian…

Delo.autor

Leave a Comment