Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Rusia refuzon shkëmbimin e garave, në Shanghai merret vendimi ekstrem

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Rusisë, që do të zhvillohet më 27 shtator, kanë refuzuar idenë për të shkëmbyer datat me garën e Çmimit të Madh të Kinës, që zhvillohet më 19 prill. “Gara jonë është miratuar nga këshilli i FIA-s dhe data nuk do të ndryshojë”, thanë organizatorët e garës ruse, që zhvillohet në pistën e Sochi.

Dje u hodh ideja që dy garat të shkëmbejnë datat, për shkak të “coronavirus” që ka pushtuar prej një muaji Kinën. Një ide që u mbështet edhe nga Liberty Media, por që shumë shpejt është hedhur poshtë nga rusët.

Ndërkohë, Shanghai Sports Federation ka marrë sot vendimin për të pezulluar pa afat të gjitha eventet sportive që zhvillohen në këtë qytet për shkak të “coronavirus”. Kjo do të thotë që edhe gara e Formula 1 që zhvillohet në Shanghai (19 prill) për momentin është e pezulluar deri në një vendim të dytë. Një vendim i marrë për shkak të emeergjencës në Kinë.

Related posts

NUK BINDI/ Talenti SHQIPTAR do të largohet përfundimisht nga Schalke

Isa.Autor

DUELI ME TIRANËN/ Daja: Memës i uroj suksese pas kësaj jave, vendoset nga…

Isa.Autor

ISHTE NË PËRGJIM NGA POLICIA/ Ish-futbollisti i Chelesa kapet me një sasi droge, ja akuzat që merr

Delo.autor

Leave a Comment