Futboll Seria A Sport

INJORON MILANIN DHE NDEZ DERBIN/ Mesfushori Eriksen: Askush nga ata nuk më tremb!

Christian Eriksen i  ka i detë e qarta. Blerja e bujshme e verës për i nterin ka luajtur deri tani dy ndeshje dhe ka treguar disa gjëra i nteresante, edhe pse pritet që të bëjë diferencën sapo të përshtatet, pasi vjen në një grup të konsoliduar dhe nuk është e lehtë.

Danezi ka folur për mediat i taliane dhe ato britanike, në javën më të rëndësishme, që është ajo e derbit ndaj Milanit në “San Siro”: “Vetëm Kjaer njoh personalisht te ata dhe kam biseduar me të. Do të jetë kënaqësi ta takoj në fushë. Por, ta bëjmë të qartë: te Milani nuk më tremb askush. Derbi është derbi, por fakti që jemi në renditje shumë më mirë se ata tregon se jemi më lart. Më kanë thënë që derbi i  Milanos është fantastik, mezi pres ta luaj. Këtu tifozeria është ndryshe nga Anglia, ku je më i  mbrojtur. Këtu dëgjohen më shumë, ka më shumë entuziazëm dhe festë…”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Juventus. Rezultati 0-2

Delo.autor

“SHPRESOJ TË QENDROJ…”/ Gattuso “BEKON” Higuain, Ka fjalë të mëdha për BLERJEN e janarit

Delo.autor

Van Dijk OPTIMIST/ Liverpool mund të pretendojë çdo trofe këtë sezon

Isa.Autor

Leave a Comment