Janë mbyllur ditën e sotme dy ndeshje të Kupës së Shqipërisë për mosha, për 17-vjeçarët dhe 19-vjeçarët
Tirana e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Bledar Devolli, ka mposhtur me rezultatin 3-0 Dinamon, duke kaluar në finale të Kupës. Për bardheblutë shënoi dy herë Stafa, respektivisht në minutat 28’ dhe 36’. Ndërsa golin e tretë e shënoi Elezi në minutën e 65’, duke siguruar kështu fitoren për ekipin e tij.
Tirana do të përballet në finale me Shënkollin, me këta të fundit që fituan me penallti ndaj Vllaznisë0 (5-4), pasi ndeshja ishte mbyllur në barazim 0-0.
Një arritje kjo historike për Shënkollin, të cilët përfaqësojnë qytezën e tyre dhe ia dolën të shkojnë në finale, ku sigurisht do të kërkojnë triumfin

Për Football Republic shënoi Ahmesula, por pa mundur t’i japë një ndihmesë ekipit të tij për finale. Tashmë Partizani po pret fituesin e çiftit Shënkolli-Vllaznia, për të kuptuar kundërshtarin në finale.

