Futboll Seria A Sport

PASURON LAZION ME SHQIPTARË/ Igli Tare i jep mundësi djaloshit korçar! (FOTO)

Igli Tare vazhdon të afrojë shqiptare të Lazio dhe emri i fundit është ai i Dean Liço, që është rritur te Skënderbeu dhe pikërisht te ekipi korçar po stërvitej kohët e fundit.

Futbollisti ishte kthyer pas aventurës në Spanjë te Leganes (të rinjtë) dhe Sporting Lisbona (të rinjtë) për të vazhduar më pas te Peruggia. Ai është bashkuar me ekipin Primavera të Lazios dhe do të vazhdojë aty deri në fund të sezonit.

Liço është vetëm 19-vjeç dhe ka mundësi të rritet dhe shfrytëzojë këtë moment. Ai është djali i Genti Liço, zëvendës trajner te Skënderbeu.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Tension në Vlorë, Useini kap për fyti mesfushorin Mehmeti (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Chelsea në avantazh ndaj Arsenal, Hazard autor i golit

Q.Autor

ANDREA BOCELLI TIFOZ INTERIST/ Koncert privat për mbrojtësin “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment