Futboll Seria A Sport

DREJTUESIT KËRKOJNË RINOVIMIN E KONTRATËS/ Juventus “blindon” Dybalën, ja sa do të përfitojë

Paulo Dibala gjatë verës ishte shumë pranë kalimit në Angli, te Totenhemi. Marrëveshja mes palëve u prish në momentet e fundit dhe argjentinasi qëndroi në Torino.

Duke kujtuar këto ndodhi 6-7 muaj më pas, gjërat duken absurde, pasi Dibala po shkëlqen nën drejtimin e Sarrit, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 11 asist në të gjitha kompeticionet.

Kjo ecuri shumë e mirë e lojtarit, ka bërë që drejtuesit të reflektojnë dhe të kërkojnë rinovimin e kontratës që skadon në 2022, sipas asaj që raporton “Tuttosport”. Dibala kërkon 10 milionë euro në sezon dhe Juventusi është gati t’i plotësoje dëshirat, duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

dibala

Palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe pritet që kjo gjë të ndodhi, padyshim nëse nuk do të ketë kërkesa të çuditshme nga ana e lojtarit apo e klubit.

Related posts

FRANCË-SUEDI/ Kampionët e Botës synon ta blindojë vendin e parë në Grupin A (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mbappe i vendos kusht PSG-së, ja çfarë kërkon për të qëndruar…

Delo.autor

U SHPALL “GOLEADORI I VITIT”/ Levandovski: Botërori çdo dy vite? Nëse do të luanim atëherë…

Delo.autor

Leave a Comment