Basketball Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës së NBA, ja kur do të zhvillohet

Ceremonia e lamtumirës së Kobe Bryant do të zhvillohet në Los Anxheles më 24 shkurt. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja “Los Angeles Times”, që tha se përzgjedhja e kësaj date nga familjarët e basketbollistit nuk është e rastësishme.

Kobe Bryant ka mbajtur fanellën me numrin 24, ndërkohë që në të është edhe numri 2 që mbante vajza e tij Gianna. Të dy humbën jetën dy javë më parë në një aksident ajror me helikopter, ku 9 persona ndërruan jetë pas aksidentit.

Në fakt, do të jetë një javë e gjatë ajo që do të mbyllet me 24 shkurt, pasi të gjithë fansat mund të marrin pjesë për 7 ditë me radhë në këtë ceremoni publike. Ceremonia do të zhvillohet gjatë paradites në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit (në mbrëmje është ndeshja Clippers-Memphis).

Related posts

Jack Wilshere vendos të rinovojë kontratën me Arsenalin

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Mourinho vlerëson “Pleshtin”: Më ka bërë një trajner më…

Delo.autor

TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Pochettino qetëson tifozët: Ai do jetë…

Delo.autor

Leave a Comment