Futboll Seria A Sport

BARAZIMI PA GOLA KUNDËR VERONËS/ Lazios nuk i ndodhte prej 65 ndeshjesh!

Barazimi 0-0 kundër Veronës nuk ndërpreu vetëm kërcimin e Lacios në vendin e dytë. Ndali edhe një seri të bardhekaltërve që kishte arritur kuotën 65 ndeshje pa një rezultat pa gola.

Një rekord në kuadër europian: duke konsideruar faktin që në “klasifikim” formacioni i Simone Inzagit paraprin PSG-në (61 ndeshje), Mançester Sitin dhe Verder Bremenin (të dy me 55) dhe Fortuna Dyseldorfin (50). Barazimi i fundit 0-0 i Lacios datonte 15 prill 2018, në derbin e luajtur në kampionat kundër Romës.

Frenimi kundër Veronës ka lejuar që numri i rezultateve pozitive në kampionat të shkojë në 17: ashtu si Zven Goran Erikson në sezonin 1998-’99. Lacio ka ndalur kështu një seri prej 25 ndeshjesh radhazi në “Olimpico” me së paku një gol të realizuar: nuk qëndronte pa shënuar në stadiumin e shtëpisë që nga sfida kundër Interit (0-3) e luajtur më 29 tetor 2019.

Related posts

REAGIMI I ASHPËR/ Presidenti i FIFA-s për SUPERLIGËN: O rrini, o shkoni, por do t’i vuani…

F.autor

TELASHE PËR NEYMAR NË SPANJË/ Tatimet i kërkojnë Barcelonës 35 milionë euro, ja shkaku kryesor

Delo.autor

SHAQIRI VULOS FATIN E TAKIMIT/ Liverpool fitore me përmbysje në Turf Moor

Isa.Autor

Leave a Comment