Futboll La Liga Sport

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Barcelona duket se kërkon ta largojë me çdo kusht në verë Philippe Coutinhon. Braziliani është aktualisht i huazuar te Bayern Munchen, por sipas gjasave gjermanët nuk do ta blernë kartonin e fantazistit.

Destinacion i ardhshëm pritet të jetë Premier League për Coutinhon dhe sipas mediave spanjolle, Barcelona do të ulë pretendimet e saj nga 130 milionë euro që kërkonte për brazilianin në 80-90 milionë euro.

Liverpool dhe Chelsea janë dy ekipet më të interesuara për shërbimet e Coutinhos. Gjithsesi, diçka duket e sigurt, brazilianin nuk do e shohim as në Mynih dhe as në Barcelonë sezonin e ardhshëm.

Related posts

KUJTON NDESHJEN E KUPËS SË BOTËS 2014/ Mbrojtësi Blind: Nuk e harroj kurrë, 5-1 kundër Spanjës më ndryshoi…

Delo.autor

Festë me shqiponjë në ndeshjet e ardhshme? Ja çfarë thotë Valon Berhami

Sadik.Autor

Salah tregon gjënë e parë që ia ka thënë Mourinho pas transferimit te Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment