Futboll La Liga Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja sa ndeshje pezullohet Rei Manaj tek Barcelona B

Rei Manaj është përfolur shumë këtë javë, për faktin se Barcelona e përfshiu emrin e tij në listën e Ligës së Kampioneve.

Kjo, jo vetëm për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë katalanasit në repartin e sulmit, por edhe prej detyrimit për të pasur të përfshirë futbollistë nga ekipi B. Në javën e fundit me Barcelonën B, Manaj shënoi një gol për fitoren 2-1 të skuadrës së tij kundër Pratit, por doli me të kuq.

Klubi katalanas pati apeluar dy kartonët e verdhë të Manajt për të shmangur pezullimin me një ndeshje, por këshilli arbitral e la në fuqi. Kësisoj, Manaj humb mundësinë për të qenë i gatshëm për Barcelonën B në sfidën kundër ekipit të Vijarealit B, nesër në orën 18:00.

Related posts

Berisha pëson gol fantastik nga goditja e dënimit, Hysaj në humbje ndaj Sampit

Isa.Autor

PRITET TË KRYEJË VIZITAT MJEKËSORE/ Mbrojtësi Hakimi e mbyll me Interin. Ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

“SHKAKU I VËSHTIRË TË GJENDET”/ Allegrit s’i del e keqja: Champions League është një kompeticion bastard…

Delo.autor

Leave a Comment