Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-BYLIS/ Trajneri Daja me shumë ndyshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 14:00, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Nuk mungojnë surprizat në formacion. Ndryshime të shumta te Skënderbeu. Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.

Edhe te Bylisi ka ndryshime. Braziliani Vicente është titullar dhe Ntephe është zhvendosur në treshen e mesit të fushës. Fabian Munoz gjithashtu e nis nga fillimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi. Trajner: Ilir Daja.

BYLISI: Hidi, Vicente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Related posts

Milani aktiv në merkaton e verës, synon dy emra të mëdhenjë

Sadik.Autor

Modifikuan fanellën me ngjitës në ndeshjen e Championsit, gjobitet skuadra e Kanavaros

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Tjetër befasi pas Argjentinës? Nis sfida e Arabisë Saudite kundër Polonisë

F.autor

Leave a Comment