Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK I PËRJASHTOJ KAMPIONËT NGA LUFTA PËR TITULL”/ Trajneri Egbo: Objektivi im është që Tirana…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, teksa ka folur për Tiranën, kundërshtarët dhe objektivat e skuadrës që drejton.

Kukësi? “Kam thënë shpesh se nuk kam pse merrem me ekipin e Kukësit, por nëse Tirana fiton ndeshjen e vet. Nuk jam tip që bëhem tifoz të humb Kukësi apo jo, nëse e ka vendos Zoti do të bëjmë llogaritë”.

Kobinah? “Ai ka qenë shumë i lodhur deri kur bëri gol me Vllazninë, duhej të freskoja ekipin. Ai është lojtar që ka një aftësi në çdo kohë dhe mund të bëjë gol. Ndaj e menduam që nëse ka kohë, cilësinë e ka, di të gjuajë me të majtën, mund të bëjë diçka. Në momentin që isha gati ta ndryshoja, bëri atë që prisnim”.

Takimi me presidentin? “Objektivin e kanë vendosur dhe e dimë brenda klubit çfarë është vendosur. Objektivi im është që të fitojë Tirana sa më shumë ndeshje deri në fund. Halilin nuk e takoj shpesh. E takoi një apo dy herë në javë, nëse ka ndonjë gjë të veçantë për të folur. Flas kur ka diçka të rëndësishme, por kur fitohet nuk ke pse të takosh presidentin”.

Partizani? “Nuk mund ta përjashtoj Partizanin nga lufta për titull se është kampion deri sa të mbarojë kampionati dhe e fiton ekip tjetër. Ata mbeten pretendentë për titull dge duhet vlerësuaqn nga çdo ekip”.

Related posts

I PRENË ORGANET GJENITALE/ Biznesmeni dhe bashkëshortja e tij pranojnë vrasjen e futbollistit brazilian

Isa.Autor

PRITET NJË MARRËVESHJE/ “Xhevahir” i Tiranës, bardheblutë nisin bisedimet me Ernest Muçin

Delo.autor

ZYRTARE/ Revolucion i madh te Çelsi, blutë e Londrës ndajnë rrugët përfundimisht me…

F.autor

Leave a Comment