Futboll Sport

VDEKJA TRAGJIKE/ Kobe dhe Gianna Bryant varrosen në një ceremoni mortore sekrete

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe e bij,a të cilët humbën jetën në një aksident ajror më 26 janar të këtij viti, janë varrosur në një ceremoni tërësisht private, ku morën pjesë vetëm njerëzit e afërt dhe familjarët.

Të gjithë detajet e ceremonisë janë mbajtur sekret dhe në të nuk ka pasur asnjë fotograf të pranishëm, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm nga çertifikata e vdekjes, e publikuar nga autoritetet vendase.

Sipas dokumenteve ceremonia është mbajtur të premten e kaluar, ndërsa trupat e Kobe dhe Gianna Bryant do të prehen në Pacific View Memorial Park di Corona del Mar, në Kaliforni, aty ku edhe banonin.

Përveç basketbollistit amerikan Kobe Bryant dhe të bijës Gianna Bryant, humbën jetën në aksident edhe John, Keri e Alyssa Altobelli, Sarah e Payton Chester, Christina Mauser dhe piloti 48-vjeçar Ara Zobayan.

Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar ka mbledhur prova mjaftueshëm në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mendohet se fushë-pamja e kufizuar për shkak të mjegullës mund të ketë luajtur një rol vendimtar për rrëzimin e helikopterit.

Related posts

ZBULOHET SKEMA E AKISEDENTITI TRAGJIK/ Ja çfarë i ndodhi Reyes kur po udhëtonte me 237 km/h (FOTO)

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Roma-Juventus, akord mbi shkëmbimin, detajet!

F.autor

“POGBA DO TË LARGOHET?” Ish-futbollisti këshillon Manchester United: Ja kush është zëvendësuesi ideal

Delo.autor

Leave a Comment