Futboll Premier League

Premier League/ Lojtari i Chelseat ka këtë ultimatum për Antonio Conten

Qendërmbrojtësi i Chelseat, braziliani David Luiz, duket se po mendon largimin nga londinezët. Ai nuk është aspak i kënaqur me aktivizimet e pakta që i ka mundësuar trajneri Conte dhe madje ka bërë edhe një ballafaqim me këtë të fundit.

Sipas mediave angleze, David Luiz i ka kërkuar Contes ta aktivizojë si titullar fiks, ose në të kundërt do të largohet drejt një skuadre tjetër në merkaton e janarit.

Kontrata e qendërmbrojtësit brazilian me londinezët skadon në qershor të 2019-ës, por duke parë situatën e krijuar me të, vështirë se ajo do të respektohet.

David Luiz kërkon sa më shumë minuta për të shkuar në formë në Botërorin “Rusi 2018” me Kombëtaren e Brazilit.

Related posts

“DJALI I MBARË RIKTHEHET GJITHMONË NË SHTËPI”/ Dani Alves “mesazh dashurie” për ish-skuadrën e tij

Delo.autor

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Delo.autor

Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment