Futboll Sport

FESTON 60-VJETORIN DHE ZBULON/ Collina: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria!

Shumë pak e dinë por Pierluigi Collina, një ndër arbitrat më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit (sot mbushi 60 vjeç) ishte tifoz me Bologna dhe Lazio…

“Jam rritur në Bologna: ishte normale të isha tifoz kuqeblu. Në moshën 14 vjeç më pëlqente Ëilson i Lazios dhe simpatizoja bardhekaltërit kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha arbitër. Mos mendoni se një tifoz, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten!

Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bologna-Parma, playout për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bologna humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lazio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!”.

Sa i përket VAR: “Teknologjia nuk duhet të bëhet domosdoshmëri por parashutë… Arbitrat të mendojnë sikur nuk ekziston teknologjia kur vendosin”.

Related posts

BËN GATI PLANIN PËR SFIDËN ME MOLDAVINË/ Edi Reja nis menjëherë nga puna, ja kur grumbullohet kombëtarja

Delo.autor

BARCELONA MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ “Katalanasit” piketojnë “të përjashtuarin” e Ten Hag

F.autor

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Maignan: Krahu im i djathtë është goditur, por do të kthehem i frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment