Futboll Seria A Sport

NGA REKORDI TEK JUVENTUS TEK REKORDI I SERIE A/ Ronaldo synon të arrijë ish-sulmuesin legjendar argjentinas…

Krstiano Ronaldo i pëlqen sfidat e vendosjes së rekordeve. Edhe pse është 35-vjeç, ylli portugez vazhdon të ketë uri për të shënuar gola.

5e46682c2dae5c53dd0ab024

Pas vendosjes së rekordit kundër Milanit këtë javë duke shënuar në 10 ndeshje radhazi (i pari lojtar i Juventusit në historinë e bardhezinjve), Ronaldo do të ketë mundësinë e mirë nesër të barazojë rekordin e ish-sulmuesit legjendar argjentinas Gabriel Batistuta, i cili shënoi në 11 takime radhazi me Fiorentinën në sezonin 1994-1995, arritje që u barazua vjet nga Fabio Kualjarela, por që nuk mundi ta thyente.

28_may_1995_gabriel_batistuta_right_of_fiorentina_takes_on_ferna_937113

sampdoria-sturmer-fabio-quagliarella-trifft-gegen-udinese-und-egalisiert-den-rekord-von-gabriel-batistuta-1548584240-20117

Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar në kampionatin italian 20 gola në 23 ndeshje, ndërsa për sa i përket garës për “Këpucën e Artë” të Serisë A, kryeson Çiro Imobile i Lacios me 25 gola.

Duke parë formën e jashtëzakonshme këtë sezon dhe ashpërsimin e luftës për titull kampion në Itali, Ronaldo duket se nuk ka ndërmend aspak ta ulë ritmin.

Related posts

TRENI MORI FLAKË PAS PROBLEMEVE TEKNIKE/ 760 tifozë i shpëtojnë një tragjedie të rëndë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“LISTA E ZEZË” TE BAYERN/ Nga Koman te Palhinja drejt largimit

F.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Daja: Jemi në krye, mungesat i japin mundësi…

Delo.autor

Leave a Comment