Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Mashtroi me përgjigjet e tamponëve të Covid-19, ja gjoba e majme që rrezikon Lazio…

Një skandal i zbuluar në tetor të 2020, si duket do ti kushtojë shumë rënde ekipit të Lacios, teksa mund të përballet me ulje pikësh në klasifikimin e Seria A, dhe rrezikon të marrë një gjobë të majme prej 200 mijë eurosh.

Në tetor të 2020, gjatë testeve të Covid-19 të kryera para ndeshjes me Klub Bryzhin në Ligën e Kampionëve, Çiro Imobile dhe Lukas Leiva rezultuan pozitiv me koronavirus, teksa tamponët e dy ditëve më përpara në sfidën kundër Torinos kishin dalë të gjithë negativë.

Prokuroria italiane nisi një hetim për mashtrim nga ana e skuadrës laciale në atë kohë, dhe tani mund të përballet me një dënim të ashpër.
Prokurori i çështjes ka kërkuar gjobë 200 mijë euro për ekipin e Lacios, 1 vit pezullim nga aktiviteti për presidentin e ekipit, Klaudio Lotito dhe 16 muaj pezullim për dy mjekët e ekipit që publikuan rezultatet e tamponëve. Vendimi pritet të merret në ditët në vazhdim.

Related posts

Wanda Nara poston “maskotin” e Juventusit

Sadik.Autor

SARRI KONFIRMON YLLIN E EKIPIT/ Do të qëndrojë edhe një sezon me Chelsean sulmuesi…

Delo.autor

Torino “gjen” zëvendësuesin e Belottit, planifikon të jetë spektakolare sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment