Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK E BRAKTIS FLAMURTARIN”/ Troisi: Do të tenojmë deri në fund mbijetesën!

Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat pas 22 javësh duke mposhtur me rezultatin 0-1 Luftëtarin. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës vlonjate, Marcelo Troisi i shpreh i lumtur për këtë triumf, duke deklaruar:

“E dinim që do hasnim një vështirësi të madhe në këtë fushë. Luftëtari është në një të njëjtën situatë si e jona. Ekipi ka luajtur mirë, është sjellë mirë, edhe pse terreni nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur futboll. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe morëm një rezultat pozitiv.

Është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga një ekip grek. Në asnjë moment nuk ka menduar që të largohem nga Flamurtari. Presidenti më ka dhënë besim. Edhe pse u eliminuam në Kupë dhe nuk e prisnim. Tani do të fokusohemi të grumbullojmë sa më shumë pikë në kampionat.

Për deri sa na i lejon matematika do ta provojmë deri në fund. Objektivi është që të grumbullojmë sa më shumë pikë. E dimë që është shumë e vështirë, por do të tentojmë deri në fund”, u shpreh Troisi.

Related posts

E BUJSHME/ “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, Wanda Nara ndahet nga Icardi pas tradhtisë (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Delo.autor

QEVERIA JEP LAJMIN E MADH/ Kampionati i njohur hap dyert e stadiumeve sezonin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment