Futboll Seria A Sport

JUVENTUS RIKTHEHET TEK FITORJA/ Dyshja Dybala-Cudrado mposht Brescian në “Allianz Stadium”

Maksimumin me minimumin! Juventusi i Maurizio Sarrit kthehet te fitorja në kampionat dhe e bën ndaj Brescias, me golat e Dybala dhe Cuadrado, edhe pse për 30 minuta rezultati mbetet i pandryshuar dhe  vështirësia për të goditur kundërshtarin qëndron për “Zonjën”, pa Ronaldon (pushim portugezi).

Duhet një pakujdesi e lojtarit Aye për të shtruar në binarët e duhur ndeshjen për bardhezinjtë. Dy kartonë të verdhë në 4 minuta dhe i kuq (lojtari la ekipin me dhjetë). Dybala ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit. Rugani (i hedhur në vend të De Ligt) iu afrua golit të dytë.

Në pjesën e dytë, dominim total i “Zonjës”, që goditi traun e portës me Dybala, ndërsa edhe Higuain iu afrua golit. Cuadrado gjeti golin pas një kombinimi perfekt me Matuidi (pasim me thembër).

Related posts

LOJËRAT DIMËRORE/ Kosova me dy sportistë drejt Olimpiadës “Pekini 2022”

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Mbyllet pjesa e parë, KOSOVA e zbehtë ndaj Ishujve Faroe

Isa.Autor

RRËFIMI SHOKUES I BRAZILIANIT/ Mesfushori Melo: Vendosëm ta godasim “Pleshtin me rotacion

Delo.autor

Leave a Comment