Futboll Seria A Sport

“DUHET TË QENDROJMË ME KËMBË NË TOKË/ Tare: Klop tifoz me ne? Ai nuk sheh futbollin italian

Igli Tare ka ndërtuar një Lacio për titullin kampion dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm të gjithë. Skuadra bardhekaltër është ulur në tavolinën e të mëdhenjve dhe askush nuk është më krenar se drejtuesi shqiptar që ka punuar aq shumë për të krijuar një ekip të tillë, siç pranoi vetë Tare në intervistën për “Sky” para sfidës me Interin.

Klop ka thënë se Lacio do të fitojë titullin kampion…

“Unë kam lexuar se Klop nuk e sheh futbollin italian, nuk di se si ka arritur ta thotë këtë gjë (qesh)”.

Kur ke ndërtuar këtë Lacio, a e kishe menduar që do të luftojë ndonjëherë për titullin?

Do të isha gënjeshtar nëse do të thosha jo, edhe për faktin se prej dy vitesh në kontratat e lojtarëve vendosim edhe bonus për titullin. Nuk është një gjë e sotme ku hipim të gjithë në karro. Është një punë prej shumë vitesh.

Për të fituar titullin duhet sezoni perfekt, nevojitet entuziazmi perfekt, duhen shumë gjëra, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe çdo javë mund të ndryshojë përfundimi. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe këtë natë do të mundohemi të fitojmë këtë ndeshje të vështirë”.

Cila është intuita për të cilën ndjehesh me krenar? Kaisedo, Luis Alberto?

“Nuk do të ishte korrekte të thosha një emër në veçanti, por ishit të aftë ju që i përmendët dy”.

Related posts

CILAT JANË KLUBET MË TË PASURA NË BOTË? Befason Barcelona, PSG në telashe

Delo.autor

50-VITE PRITJE/ Milwaukee Bucks shpallen kampion në NBA, Antetokonmpo dhuron show (VIDEO)

Delo.autor

PORTUGALI-FRANCË/ Starton Ronaldo si kapiten, Deschamps me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment