Futboll Sport

RUSI 2018/ Khedira: Kam menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli

Lojtari i përfaqësueses gjermane tre vite më parë ka menduar seriozisht t’i japë fund karrierës së tij.

“E kam menduar gjatë dhe në mënyrë intensive. Pasi i përkas më të mirëve dhe dua të qëndroj mes më të mirëve. Në atë moment nuk isha në gjendje të konkurroja me më të mirët.

“Dhe si pasojë më iku edhe dëshira për të luajtur,” shprehet 31-vjeçari gjatë një interviste për ZDF.

Khedira gjatë asaj periudhe është goditur shpeshherë nga dëmtimet. Por tashmë ai është rikthyer në nivelet më të larta. Ai është në një gjendje të mirë, dhe këtë e ka shfaqur edhe te Gjermania.

“Tani kam një mentalitet më të qëndrueshëm, mund të udhëheq më mirë shokët e ekipit dhe ta bëj rolin tim në mënyrë më intensive.”

 

Related posts

CHAMPIONS/ Dramë në Azerbajxhan, penalltitë nderojnë Molde. Në Danimarkë nuk ka histori

Delo.autor

Shqipëri-Izrael/ Është ora e së vërtetës për trajnerin Panucci dhe kuqezinjtë

Isa.Autor

Presidenti fut në burg kundërshtarët, e dëmtuan duke luajtur futboll (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment