Futboll Premier League

Dëmtimi misterioz i Moratës, videoja turbullon fansat e futbollit në Angli

Álvaro Morata nuk po kalon një moment të mirë, që nga ardhja e tij, këtë sezon, te Chelsea. Sulmuesi spanjoll ka qenë jashtë skuadrës londineze që nga mesi i janarit, ndërsa trajneri Antonio Conte ka konfirmuar se ai vuan nga një lëndim në shpinë. “Nëse më pyetni, nëse do të jetë jashtë për një ditë, një muaj apo pjesën tjetër të sezonit, nuk e di, prandaj jam pak i shqetësuar. Ai ka një problem në shpinë, teksa po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta korrigjuar”.

Vetëm disa orë më vonë, gruaja e futbollistit ngarkoi një video në rrjetin e saj social, në të cilën çifti u pa shumë i gjallë në “vallëzim”, teksa Morata mbante gruan e tij në krahë. Ky dokument ka shkaktuar kundërthënie mes tifozëve të Chelsea, të cilët nuk e kuptojnë se cila është gjendja e lojtarit. “Daily Mail” ishte një nga mediat e para për t’i dhënë jehonë kësaj çështjeje: “Disa tifozë reaguan negativisht.”

 

Related posts

“LUFTA” PËR MBAPPE/ Liverpool dhe Reali i falen kontratës. Sulmuesi francez do të kushtojë vetëm…

Delo.autor

VIJON KAOSI TEK INTERI/ Icardi refuzon ndërmjetësit, kërkon të takojë “bosin” e madh

Delo.autor

“SHPËRTHEN” BERNABEU NË FESTË/ Vetëm 6 minuta në fushë, Camavinga debuton me gol ndaj Celta Vigos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment