Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Sulmuesi Kastrati firmos kontratë 5-vjeçare me gjigantët kroatë… (FOTO)

Sulmuesi Lirim Kastrati, ka bërë hapin e madh në karrierë, pikërisht në ditën e pavarësisht të Kosovës, 17 shkurtin, duke u zyrtarizuar Dinamo e Zagrebit.

21-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, teksa raportohet se kampionët në fuqi të Kroacisë, kanë derdhur afro 3 milionë euro, në klubin e Lokomotivës së Zagrebit, për shërbimet e shqiptarit të Kosovës.

Kastrati do të përfundojë sezonin me Lokomotivën e Zagrebit, ku është duke u aktivizuar momentalisht, teksa do t’i bashkohet më pas Dinamos.

Për sa i përket karrierës, sulmuesi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës, që njihet si Shkolla e Mjeshtërisë Sportive, teksa është shpallur kampion i Shqipërisë me 17 vjeçarët, ndërsa më pas do t’i bashkohej të rinjve të Lokomotivës së Zagrebit, ku arriti të spikaste. Kastrati është duke kaluar një formë të shkëlqyer teksa është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

“Që kur erdha në Kroaci shpresoja të përfundoja një ditë te Dinamo. Tani dëshira ime është realizuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë dhe më mundësuan të jem pjesë e klubit më të madh të futbollit në rajon”, u shpreh Kastrati.

Related posts

U ARRESTUA PËR PËRNDJEKJE NDAJ ISH-GRUAS/ Gjykata jep masën e sigurisë për Klodian Duro, ja dënimi që merr

Delo.autor

POGBA APO HAZARD? Ja kë blerje dëshirojnë lojtarët e Real Madrid në verë

Delo.autor

I “ÇMENDUR” PAS YLLIT TË MILAN-IT/ Legjenda Henry: Është një nga më të mirët e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment