Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Iker Casillas do të kandidojë për president në zgjedhjet e këtij viti

Muaj më parë mediet spanjolle zbuluan se Iker Kasijas dhe bashkëpunëtorët e tij po mendonin seriozisht të kandidonin për zgjedhjet e Federatës Spanjolle të Futbollit, të planifikuara të ndodhin këtë vit.

Pas këtij lajmi të gjithë fansat dhe opinioni sportiv spanjoll nxituan ta mbështesin dhe ta bindin plotësisht të materializojë idenë e tij.

Dhe kështu ka ndodhur. Kasijas do të kandidojë për president të Federatës, ku përballë do të ketë atë aktualin, Luis Rubiales.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë legjenda madrilene përmes një postimi në “Twitter”, ku njofton: “Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli Spanjoll.”

Kasijas ende nuk e ka njoftuar tërheqjen zyrtare nga futbolli, por nuk ka zbritur kurrë në fushë me Porton, që nga ai atak kardiak, që i rrezikoi seriozisht jetën dhe alarmoi gjithë tifozët.

Pjesëmarrja e tij në zgjedhje pritet të paraprihet nga dorëheqja zyrtare nga futbolli i luajtur.

Related posts

KORONAVIRUSI/ 2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Delo.autor

11 VJET MË PARË/ Momenti kur Messi trashëgoi fanellën me numrin 10 (FOTO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Hetonte një rast KORRUPSIONI në FIFA, SHKARKOHET prokurori i lartë

Isa.Autor

Leave a Comment