Futboll Seria A Sport

I IRRITUAR NGA TIFOZËT/ Dybala dhe gjesti që kaloi pa zhurmë pas golit (FOTO+VIDEO)

Fitorja e Juventusit ndaj Brescia riktheu disi qetësinë te bardhezinjtë që, duke përfituar edhe nga suksesi i Lazios ndaj Interit i lë te vetëm në vend të parë me 57 pikë! Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas, që ishte vendimtar me golin në goditje dënimi që zhbllokoi sfidën në “Allianz Stadium” (mungoi Ronaldo) dhe goditi shtyllën në pjesën e dytë, megjithatë, nuk mbeti fort i kënaqur nga publiku dhe sjellja e tij…

Në fakt, edhe pse episodi kaloi pa shumë zhurmë, “La Joya”, menjëherë pasi realizoi në goditje dënimi pas minutës së 30-të, bëri festimin e zakonshëm por sidomos iu drejtua tifozëve me një mesazh të qartë: “mjaft me vërshëllima!”…

Praktikisht, tifozeria bardhezi nuk është e kënaqur me lojën e bardhezinjve edhe pse ekipi i Sarrit është në garë për tre fronte: titull, kupë dhe Champions.

Related posts

ÇËSHTJA “AKORDI”/ Barcelona vendos ultimatum, Dembele rinovon ose përfundon në… tribunë

Delo.autor

KAMPIONI GRIEZMAN/ Prezanton “Kupën e Botës” dhe i dhuron 3 pikë Atletikos

Isa.Autor

Hetimi për trukim rezultati… Herrerra, Gabi dhe 31 futbollistë do të merren në pyetje!

Q.Autor

Leave a Comment