Champions League Futboll Premier League Sport

“JAM SI POLIC KOPSHTI PËRPARA SIMEONES”/ Trajneri Klopp: Atletiko është një makinë e vajisur që…

I buzëqeshur si në çdo përballje me mediat dhe me batutat e tij pikante. Kjo është konferenca e Jyrgen Klopit përpara ndeshjes me Atletikon e Madridit, ku ai rikthehet në “Ëanda Metropolitano”, stadiumin ku ngriti Champions-it vitin e shkuar.presentazione.klopp.liverpool.2015.2016.750x450

“Njerëzit thonë se unë jam emocional, por nëse unë jam niveli katër, atëherë Diego është niveli 12. Unë jam polici i kopshtit krahasuar me të”, thotë tekniku i Liverpulit, që më pas e vlerëson Atletikon si një prej skuadrave më të vështira për lojtarët e tij: “Të luash kundër Atletikos është një prej gjërave më të vështira në jetën e një futbollisti.

Ata janë një skuadër shumë e mirorganizuar, një makineri e vajisur që tenton të të shtypë. Ata nuk janë aq dobët sa thonë njerëzit dhe kanë një shans nesër (sot). Por ata nuk kanë luajtur kundër një skuadre si e jona. Nuk duhet ta harrojmë këtë. Ne jemi gjithashtu të organizuar, luajmë futboll dhe kemi aspekt të ndryshme të lojës.

A ndiejmë presionin e favoritëve? Ne nuk ndihemi si fituesit e Ligës së Kampioneve të sezonit të shkuar, ne jemi një nga kandidatët për ta fituar sërish këtë vit. Duam të jemi në Stamboll. Unë e dashuroj presionin. Nuk më pëlqen ta largoj atë. Por nëse flasim për presion, PSG është favoritja e madhe, kështu që po e lëmë për ata”.

Related posts

INTERI I “ÇMENDUR”/ De Vrij përmbys Milanin dhe shpërthen “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

DUARTROKET MILAN DHE TRAJNERIN PIOL/ Cassano: Do të kishin firmosur me dy duar. Ne themi i la benzina por…

Delo.autor

E veçanta në finalen e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni se kush do ta dorëzojë trofeun

Sadik.Autor

Leave a Comment