Futboll Premier League Sport

SFIDON ATLETICON PAS HUMBJES MINIMALE/ Klopp: Do vini në “Anfield”!

Jurgen Klop nuk shqetësohet edhe aq shumë nga humbja 1-0 që përjetoi skuadra e tij në Ligën e  Kampioneve përballë Atletiko Madrid.

Menjëherë pas sfidës, ai analizoi ndeshjen duke mos ngurruar që të paralajmëronte kundërshtarët se në Angli do t’i priste diçka më ndryshe.

“A do të kisha dashur që të na jepnin atë rivënie anësore para golit të tyre? Po, do të na kishte bërë jetën më të lehtë. Por të vish këtu e të mbash 70% topin është e jashtëzakonshme, loja jonë ishte e shkëlqyer, intensiteti siç duhej.

Nuk kishim raste të pastra, kishim raste por jo sa duhej. Por ne kemi pasur ndeshje në atmosfera si kjo ku kemi humbur përqendrimin e kemi pësuar golin e dytë.

Zëvendësimi i Mane? Është pjesë e futbollit. mua nuk më pëlqen, pro është. Plani i tyre ishte që të nxirrnin Sadio nga loja me një të verdhë e mundësisht me të kuq.

Kisha frikë se kundërshtari do rrëzohej edhe nëse Sadio merrte frymë thellë. Nuk e desha atë situatë ndaj e zëvendësova.

Nuk jam i zhgënjyer, kam parë shumë ndeshje më të këqija në jetën time. Mendoj se nuk ishim aq mirë sa duhej në 1/3 e fundit.

Respektoj mënyrën se si luan Atletiko, por është vetëm 1-0, nuk është 5-2. Për të gjithë tifozët e Atletikos që kanë një biletë, u them mirë se vini në ‘Anfield’”, ishte ftesa sfiduese e Klop.

Related posts

LIVE/ Poloni-Senegal, Robert Lewandowski përplas brirët me Sadio Mane

Sadik.Autor

REAL NË VËSHTIRËSI/ Pos pendimit për Ronaldon duhet të pendohet edhe për Hakimin

Isa.Autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Veseli në vend të Ismajlit, Reja ka dy dilema për ndeshjen me Bjellorusinë

Delo.autor

Leave a Comment