Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Për herë të fundit ka fituar Schumacher, pista italiane gati të zëvendësojë garën e Kinës

Pas vendimit për të pezulluar garën e Cmimit të Madh të Kinës, për shkak të coronavirus, drejtuesit e pistës së Imola janë gati të mirëpresin më datën 19 prill garën që duhej të ishte zhvilluar në shtetin aziatik. Në pistën italiane të Imola gjithnjë është zhvilluar gara e Cmimit të Madh të San Marinos. Për herë të fundit aty është zhvilluar një garë e Formula 1 në vitin 2006, ku me makinën Ferrari ka fituar Michael Schumacher.

“Për ne do të ishte një sfidë, por aspak e pamundur. Nëse drejtuesit e Liberty Media dëshirojnë ne mund ta organizojmë garën. Natyrisht që duhen bërë disa punime shtesë në momentet e fundit, por jemi gati. Ne jemi një pistë e homologuar nga FIA dhe do të ishte fantastike që të zhvillojmë këtu një garë të Formula 1 pas 14 vitesh”, thanë drejtuesit pistës së Imola.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Kane është monstër, shkatërron Leicesterin për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Neymar ka një ëndërr dhe beson se ajo do të realizohet në verë

Sadik.Autor

“FILLIMISHT VDEKJA E KOBE BRYANT, PASTAJ COVID-19…”/ LeBron James rrëfehet: 2020-ta një vit i çuditshëm

Delo.autor

Leave a Comment