Futboll Seria A Sport

“AI MË NJEH MË MIRËSE GRUAJA IME”/ Immobile rrëfen lidhjen e ngushtë mes lojtarëve te Lazio!

Lazio po përjeton një ndër sezonet më të pabesueshëm të viteve të fundit. Bardhekaltrit janë vetëm një pikë larg Juventusit të vendit të parë dhe janë padyshim ekipi që bëjnë lojën më të bukur në Itali.

Lideri kryesor është padyshim Ciro Immobile, me sulmuesin që ka shënuar plot 26 gola në 24 ndeshje në Serie A. Pikërisht Immobile ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer lidhjen e ngushtë që ka me shokët e ekipit.

“Luis Alberto? Ai më njeh më mirë se gruaja ime”, shprehet italiani, duke treguar që kuptohet mjaft mirë me spanjollin në fushë. “Acerbi? Të them të drejtën është më xheloz se Jessica (gruaja)”, thotë me të qeshur Immobile, ndërsa vijon më tej: “Correa dhe Caicedo janë dy njerëz të jashtëzakonshëm, ndërsa Lucas Leiva është kampion brenda dhe jashtë fushe. Lazzari? E kam pushuar nga puna si shofer (qesh). Nuk i njeh mirë rrugët dhe nuk dal më me të shëtitje”, përfundon rrëfimin e tij Immobile.

Related posts

LIVE/ Kategoria I, Grupi B: Telashe për Bylisin, rihapet ndeshja dhe mbetet me 10 lojtarë

Isa.Autor

EMOCIONE/ Del VIDEO. Momenti që e shpalli kampion bote Krasniqin

F.autor

Për Buffon vjen edhe një super-ofertë nga Premier League…

Sadik.Autor

Leave a Comment