Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI FUT NË DILEMA EGBO/ Trajneri i “Bardgebluve” mban sekret formacionin

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Kukësin. Stërvitja e djeshme ka filluar më vonë se zakonisht, sepse drejtori sportiv i klubit ka zhvilluar një mbledhje të gjatë me ekipin në fushën me bar sintetik të “Skënder Halilit”. Është folur gjatë nga të gjithë për ndeshjen me Kukësin, ndërkohë që më pas skuadra ka punuar e qetë.

Tirana45
Ekipi kishte katër mungesa, ndërkohë që Emanuel Egbo i ndau lojtarët në katër grupe. Trajneri i Tiranës nuk bëri ndonjë formacion, duke e lënë si zakonisht për ditët e fundit, parë kjo edhe nga gjendja e lojtarëve dhe mungesat e tyre për shkak të gripit. Egbo po mundohet që ta mbajë të fshehtë formacionin apo idetë e tij, ndërkohë që verilindorët janë skuadra e vetme që ka mundur Tiranën në dy takimet e para.

tIRANA-KUKESI

Kuksianët e kanë dënuar skuadrën bardheblu në Elbasan 2-1 ku nga Tirana shënoi Kobinah. Në kryeqytet, Tirana u shpartallua më keq, 1-3 dhe në atë ndeshje u shkarkua Julian Ahmataj edhe pse ndeshja u nis mirë me një gol të bardhebuve. Për ndeshjen me Kukësin, duhet të kenë shumë kujdes dy lojtarë, gjithmonë nëse luajnë në atë sfidë.

Bëhet fjalë për Agustin Torasën dhe Erjon Hoxhallarin. Dyshja ka nga tre kartonë dhe nëse marrin edhe kartonin e katërt, humbasin derbin e madh me Partizanin.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ja arsyeja përse Ferrari vuan shumë në pistë

Delo.autor

Mario Gomez kritika Löw: Jam i çuditur, unë do ta merrja atë në Botëror

Sadik.Autor

Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment