Futboll Seria A Sport

KURORËZON “TRASHËGIMTARIN” E TIJ/ Ronaldo: Është lojtar fantastik, e tashmja dhe e ardhmja…

Cristiano Ronaldo është ende në kulmin e karrierës futbollistike, edhe pse në moshën 35-vjeçare. Numrat janë në anën e tij, pasi ka shënuar në 10 ndeshjet e fundit radhazi të Serie A. Në çdo rast, portugezi e ka zgjedhur tashmë “trashëgimtarin” e tij.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në profilin e tij në Instagram, kampioni bardhezi vlerësoi Kylian Mbappé, i cili në tri vitet e fundit u bë superyll i botës: Mbappé është e ardhmja dhe e tashmja. Ai është bërë një lojtar fantastik shumë shpejt”. Të dy do të takohen në fazën e grupeve të Kampionatit Europian. Franca është në të njëjtin grup me Portugalinë në kompeticionin kontinental të kësaj vere për kombëtaret.

Related posts

MANDZUKIC NJOFTON LARGIMIN NGA SKUADRA ARABE/ Seria A mbetet destinacioni më i mundshëm për kroatin

Delo.autor

MESSI APO ROLANDO? Iniesta: Mos i krahasoni, Leo është tjetër gjë!

Delo.autor

4 GOLA NË TRE FITORE TË REAL MADRIDIT/ Xhud Bellingam si Kristiano në vitin 2009

F.autor

Leave a Comment