Futboll La Liga Sport

LAJM I HIDHUR PËR REI MANAJ/ Barcelona blen me klauzolë 300 milionë euro sulmuesin…

Martin Braithwaite është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Kjo ndodhi pasi klubi katalanas pagoi klauzolën e tij te Leganes. Danezi vihet menjëherë në dispozicion të Blaugrana-ve. “Barcelona pagoi klauzolën e futbollistit Martin Braithwaite, i cili për këtë arsye nuk është më i lidhur kontraktualisht me Leganés. Kostoja e klauzolës ishte 18 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin tonë deri më 30 qershor 2024 dhe do të ketë një klauzolë prej 300 milionë eurosh”.

Sulmuesi danez, i lindur në vitin 1991, ka kaluar përmes Toulouse, Bordeaux dhe Middlesbrough vitet e fundit. Ai mbërriti në La Liga gjatë verës së kaluar dhe deri më tani ka shënuar 6 gola. Ai ishte pikë referimi te Leganes, skuadra e parafundit në renditjen e La Liga-s. Një zëvendësues për Dembelé dhe Suarez, të cilët janë të dëmtuar dhe e kanë mbyllur këtë sezon. Një blerje e veçantë, edhe për shkak se u bë mbas mbylljes së merkatos së dimrit, por bazuar në një rregull specifik të federatës spanjolle.

Thënë ndryshe, ardhja e këtij lojtari i mbyll dyert Rey Manajt në ekipin e parë të Barcelonës. Pavarësisht se u stërvit me Lionel Messi & CO në fillimin e këtij viti, madje u grumbullua për ndeshjen e fundit në radhë të La Liga-s, sulmuesi ynë kuqezi duket se nuk e arriti synimin madhor. Të paktën për momentin. I mbetet të dëshmojë veten te Barcelona B, sepse golat atje janë “pasaporta” më e mirë për të luajtur edhe në “Camp Nou”.

Related posts

(VIDEO) Roma nuk di të shënojë, ‘shpërdoron’ penalltinë e dhënë nga VAR

Q.Autor

ZIKALTERIT NË DELIR/ Super blerja shënon golin e parë me fanellën e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

Everton ndal Chelsean, Arsenal dhe Liverpool gati të përfitojnë

Q.Autor

Leave a Comment