Futboll Seria A Sport

“LE LENE” TALLET KEQ ME TË/ Bonucci beson se ka fantazma në shtëpinë e tij (VIDEO)

Emisioni i mirënjohur italian, “Le Iene”, ka goditur përsëri. Këtë herë shënjestroi Leonardo Bonucci. Mbrojtësi i Juventusit ishte viktima e një shakaje të hidhur, që kishte gruan e tij, Martina, si bashkëpunëtoren kryesore. Programi televiziv bëri që Bonucci të besonte se një fantazmë jetonte në shtëpinë e tij të re, në ndërtim e sipër, e kapur edhe me shumë detektorë.

Mbrojtësi bardhezi, ndër të tjera, i besoi shumë ekipit të përfshirë në kontrollin e banesës për prani fanatazmash. Ai pa edhe një audio të mistifikuar, e cila në realitet nuk ishte gjë tjetër, veçse një regjistrim i vjetër i Gialappa. Një këngë e interpretuar nga disa tenorë, që kishin frazën “Juve Merda” si refren. Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar mbi këtë link:

BONUCCI L'ACCHIAPPAFANTASMI

GIOVEDì A LE IENE: BONUCCI ACCHIAPPAFANTASMI“Vuoi parlare con me? Dimmi, ti ascolto”. Leonardo Bonucci cerca un contatto con i fantasmi che avrebbero invaso la sua casa nuova di zecca 😂 Non perdetevi lo scherzo di Sebastian Gazzarrini al calciatore della Juventus in onda giovedì dalle 21.20 su Italia1 👉 https://bit.ly/3bLVqzv

Gepostet von Le Iene am Dienstag, 18. Februar 2020

Bonucci tregoi për ekipin e teknikëve gjithë prirjen e tij për të besuar te fantazmat. Shakaja më pas vazhdoi në shtëpinë aktuale të mbrojtësit, ku përmes xhirimeve të falsifikuara, Bonucci nisi të besojë se fantazma ishte e dashuruar me gruan e tij. Rrengu u zbulua më vonë nga “Le Iene” dhe Bonucci “shpërtheu” ndaj gruas së tij, Martina…

Related posts

Kur milionat dështojnë përballë ‘zemrës dhe historisë’…

Sadik.Autor

Milan kërkon Cavanin për Donnarumman

Q.Autor

DËMTIMI “HORROR”/ Liverpool barazon në miqësore, Van Dijk largohet i gjakosur nga fusha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment