Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-0

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi, do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas 3 disfatash radhazi, ndërkohë që nga ana tjetër, shkodranët e Mirsad Jonuz, vijnë në këtë sfidë pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit.

Kujtojmë që në takimin e fazës së parë, të kuqtë triumfonin në “Loro Boriçi”, me rezultatin 1-3. Në 16 javë kampionat Partizani ka arritur të sigurojë 25 pikë, ndërkohë që shkodranët 2 më pak.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Partizani vjen me mungesa në mesfushë. Bie në sy aktivizimi i Trashit në mesfushë! Ndërkohë nga ana tjetër Vllaznia vjen disi më e plotë në këtë sfidë.

PARTIZANI- VLLAZNIA 1-0
(Bitri 62′)

Përfundon sfida në “Selman Stërmasi”. Partizani fiton 1-0.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

86’ Braun me të majtën provon nga jashtë zonës, Sherri kontrollon topin.

84′ Rast tepër i mirë për Vllazninë, Underson godet jashtë zone me të djathtën, topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.

81′ Krymi tenton të godas jashtë zone, heziton dhe bllokohet nga lojtarët e Partizanit. Belica ishte ai që largoj përfundimisht rrezikun.

79′ Edhe Jonuz ndjek Kalarin. Kryen zëvendësimin e tretë, duke nxjerrë Likën. Bardulla i zë vendin.

78′ Kalari kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit. Del nga fusha e lojës Bardhi dhe futet Kristi Kote.

73′ Moment i mirë për Vllazninë, Lika godet me të djathtën, por topi shkon jashtë. Shumë pak u desh që ai të shënonte një supergol.

70′ Jonuz kryen zëvendësimin e radhës, del nga loja Shtubina dhe futet Uenderson.

68’ Zëvendësim i detyruar për Vllazninë. Malota del vendin e tij e zë Shehi.

65′ Rast i mirë për Partizanin, Çinari godet por topi shkon jashtë.

62′ GOOOOLL Partizani! Bitri kalon Partizanin në avantazh, pa një goditje brenda zonës.

59’ Shpëton porta e Partizanit, Lika e më pas Shtubina nuk gjejnë dot golin edhe pse në pozicion ideal për të shënuar.

57′ Partizani largon rrezikun, pas një kthimi të Krujës në qendër.

55′ Del Hakaj, futet Braun. Partizani luan tashmë me katër sulmues.

54′ Vazhdon të jetë i njëjti ritëm si pjesën e parë. Pa raste të pastra deri tani.

50′ Rrëmujë në zonën e Partizanit, të kuqtë largojnë rrezikun, por mbetet i dëmtuar lehtë Malota.

48′ Gilman Lika kapet në pozicion jashtë loje, ndalon aksioni i Vllaznisë.

46′ Starton pjesa e dytë, Kalari nxjerr nga loja Romeron dhe fut Brojën.

Mbyllet pjesa e parë, me rezultatin 0-0!

44′ Kruja gjendet në pozicion të mirë, por gabon me kontrollin dhe Hoxha largon rrezikun.

41′ Mundësi e mirë për Asanin, i cili ka kohë dhe hapësirë të mjaftueshme, por gabon me krosimin për Bardhin, i cili nuk mbërrin te topi.

40′ Shumë ritëm i ngadaltë, skuadrat prodhojnë raste dhe momente të mira me “pikatore”.

37′ Bitri ndërhyn keq ndaj Shtubinës, arbitri akordon faull.

35′ Godfrej ndëshkohet me të verdhë, pas një faulli mbi Bitrin.

33′ Asanit i del topi pas disa devijmesh, godet me të djathtën, por kontrollon Alen Sherri.

31′ Aksion i bukur për Partizanin, Çinari fiton goditje dënimi. Telushi e ekzekuton, por largojnë kundërshtarët.

29′ Goditje këndi për Partizanin, kroson Trashi largojnë shkodranët.

27′ Krosimi tejet i gabuar nga Romero, topi shkon shumë larg.

25′ Moment i mirë për Çinarin, Telushi pason te sulmuesi i “demave”. Ai godet, por sfera shkon jashtë.

23′ Gjyqtari anësor ndal aksionin e Vllaznisë, Kruja kapet në pozicion jashtë loje.

21′ Ndërhyrje tepër e saktë e Malotës ndaj Çinarit, mbrojtësi ndal aksionin e të kuqve.

18′ Çinari pason te Bardhi, ai shënon, por loja ndalet pasi sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

16′ Gilman Lika kroson në zonën e rreptësisë, i vëmendshëm Belica, i cili kërcen mbi Shtubinën dha largon rrezikun.

13′ Partizani del në sulm, dy krosime nga krahët nuk shfrytëzohen, topi shkon te Telushi. Vlonjati tenton jashtë zone, por topi shkon larg shtyllës pingule.

11′ Një moment i mirë për Partizanin, teska Asani ka topin në zotërim dhe e kthen në qendër të zonës, por aty largojnë shkodranët.

7′ Gilman Lika nis me një vertikalizim Shtubinën, pasimi ishte pak më i fortë seç duhet. Alban Hoxha lexon askionin dhe nxjerr topin në rivënie anësore.

5′ Jasir Asani kapet në pozicion jashtë loje, ndërpritet aksioni i Partizanit.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi” mes Partizanit dhe Vllaznisë!

Related posts

HISTORIA E PABESUESHME/ Pjatalarësi Van Dijk që mposhti vdekjen dhe arriti majën

Delo.autor

“KËRKOJ TË VIJ KËTU…”/ Asensio kthehet pas 17 muajsh dhe paralajmëron… gjysmën e familjes

Delo.autor

Manuel Pellegrini përforcon skuadrën me një mbrojtës të talentuar

Sadik.Autor

Leave a Comment