Futboll Sport

IRRITOHEN TIFOZËT E PSG/ Lojtarët tërbohen me alkool dhe muzikë pas humbjes në Champions (VIDEO)

Psg nuk po jeton ditë të mira. Dy ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit, Mauro Icardi, Di Maria dhe Cavani – së bashku me shumë shokë të tjerë – ngritën dolli për festën e trefishtë të ditëlindjeve të amerikano-latinëve.

Një festë që vazhdoi deri vonë natën mes birrës dhe muzikës latine që zemëroi tifozët dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Videot dolën shpejt nga profilet sociale të lojtarëve dhe të ftuarve , gjithashtu edhe nga Wanda Nara- bashkëshortja e Mauro Icardi.

Në fillim të muajit, në fakt, kishte qenë radha e Neymar për të inatosur trajnerin Tuchel për organizimin e një mega feste 48 orë para një ndeshje kampionati, duke minuar imazhin e shoqërisë sipas mendimit të trajnerit gjerman.

Related posts

VAZHDOJNË TË SHTOHEN KRITIKAT/ Shpërthimi i çuditshëm i Ozil ndaj teknikut të Arsenal: Të betohem, ti nuk je trajner…

Delo.autor

KRITIKON RONALDON PËR LARGIMIN NGA SERIE A/ Ish-lojtari Brio: CR7 ishte mosrespektues me Juventusin

Delo.autor

CAS-i shpresa e madhe e Skënderbeut, pas dënimit 10 vjeçar që mori nga UEFA

Sadik.Autor

Leave a Comment